Përururohet centrali i parë me panele solare në Gjurgjevik, investim i kompanisë sllovene, ‘Rudis’

21.10.2015 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përururohet centrali i parë me panele solare në Gjurgjevik, investim i kompanisë sllovene, ‘Rudis’

Për ne po aq sa është i rëndësishëm furnizimi me energji i qytetarëve e Kosovës, po aq i rëndësishëm është diversifikimi i burimeve, sidomos në ditët e sotme kur në regjion, në Evropë dhe në mbarë botën diskutohet për ndryshimet klimatike, ka deklaruar Ministri Blerand Stavileci.

Këto komente kreu i MZHE-së i bëri me rastin e përurimit të centralit të parë me panele solare në Gjurgjevik të Madh të Komunës të Klinës, investim i kompanisë sllovene, ‘Rudis’, ku të pranishëm përveç drejtuesve të kësaj kompanie ishin edhe përfaqësues të ZRRE-së KEDS/KESCO etj.

Kreu i MZHE-së tha se Qeveria e Kosovës dhe Ministria që drejton viteve të fundit është orientuar në burime të tjera të energjisë përveç atyre konvencionale siç është thëngjilli dhe në fokus ka vënë dy nën sektorë të energjisë, burimet e ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë, Stavileci tha se Kosova i ka përcaktuar caqet indikative që lidhen me burimet e ripërtëritshme me të cilat parashihet që deri në vitin 2020, 25 % e energjisë së përgjithshme të gjenerohet nga këto burime, ndërsa caku tjetër lidhet me EE, që parasheh që deri në vitin 2018 duhet të arrihet në 9 %.

Ai tha se ky është parku i parë solar në vendin tonë, që do të shërbejë si model për investitorët e tjerë, ndërsa MZHE do të mbështes iniciativat e tilla dhe në këtë linjë ka nisur punën për lehtësimi e procedurave.

Displaying Stavileci- perurimi i centralit me panele solare (1).JPG

Dejan Bash – Drejtor i Projektit nga Kompania Rudis ka bërë të ditur se pas marrjes së lejeve të nevojshme montimi i këtij centrali ka mbaruar në Mars të vitit 2015.

“Kapacitetet e instaluara janë 102 kV dhe operimi është mjaft i mirë. Presim më shumë gjenerim por kjo varet nga kushtet e motit dhe kyçja e këtij centrali në rrjet bëhet automatikisht kur aplikohen reduktimet, me një kapacitet prej 3 orë në ditë”, tha ai.

Bash tha se planifikojnë që në fazën e dytë të këtij projekti të zgjerojnë këto kapacitete me 260 kV për çka tashmë kanë marrë autorizimin preliminar nga ZRRE.

Ndërsa, Drejtori Gjeneral i KEDS – George Karagutoff tha se kjo është hera e parë e instalimit të paneleve solare në Kosovë që përbën një investim të huaj në këtë fushë, ndërsa shtoi se kjo kontribuon në zhvillimin e resurseve lokale dhe stimulimin e investitorëve të tjerë në sektorin e energjisë.

Nga ana e tij, Enver Halimi, Kryesues i Bordit të ZRRE-së ka vlerësuar investimin slloven në BRE duke shtuar se akterët institucional kanë bashkëpunuar ngushtë në mundësimin e këtij investimi.

Displaying Stavileci- perurimi i centralit me panele solare (3).JPG

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare