Kurti, kallëzim penal ndaj Policisë për mënyrën e arrestimit të tij

E publikuar: 21/10/2015 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ngritur kallëzim penal ndaj Policisë së Kosovës për mënyrën si është arrestuar javën e kaluar, ka mësuar KTV-ja.

Ai personalisht e ka dorëzuar kallëzimin në zyrat e Prokurorisë së Shtetit, sot pasdite.

Kurti është arrestuar javën e kaluar nga Policia e Kosovës në hyrje të Prishtinës për tu intervistuar për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e 8 tetorit, transmeton Koha.net.

Një ftesë për t’u paraqitur në Prokurori për intervistim e ka tashmë për nesër.