Nimanbegu: Opozita në Mal të Zi, me sinjale antishqiptare

21.10.2015 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nimanbegu: Opozita në Mal të Zi, me sinjale antishqiptare

Për shqiptarët e Malit të Zi, protestat e dhunshme në këtë vend janë të nxitura nga kundërshtarët e integrimit të këtij vendi të vogël në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

I këtij mendimi është deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu.

“Këtu kemi pasur një huti të ngjarjeve ku ish nënkryetarët, profesorë të lartë nga parti politike që ishin për NATO, janë kundër NATO etj. Kjo protestë e udhëhequr nga Fronti Demokratik është lajmëruar para katër muajsh që do të jetë ne vjeshtë. Për mua sigurisht ka lidhje me rrugën e këtij subjekti të gjendet në skenën politike kur lideri tyre ka dalë jashtë subjektit politik, brenda opozitës dhe me ftesën e cila sigurisht ka ftesën për NATO”, thotë Genc Nimanbegu, deputet i Forces së Re, raporton Tch.

Sipas deputetit shqiptar, opozita që proteston, kundërshton edhe anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ai përmend se mbështetja e parë ishte nga Moska. Ndërsa për shqiptarët e Malit të Zi, është shqetësues fakti se në protestë ka sinjale anti-shqiptare.

“Në protestë si një kulminim i asaj që ne shqiptarëve nuk na shkojnë në favor kanë qenë shumë simbole të cilat janë edhe kundër Kosovës si shtet i pavarur, simbole që janë të viteve ’90 dhe më herët të çetnikëve. Ka patur aty dhe përkrahje të kishës ortodokse serbe”, vijon Nimanbegu.

Nimanbegu thotë se përbërja nacionale e Malit të Zi nuk nxjerr asnjë kombësi mbi 50 për qind dhe se serbët dhe malazezët janë gjithmonë në një përplasje, edhe për drejtimin që duhet të marrë vendi.

“Koha për të cilën është përcaktuar që do të bëhet tubimi protestues, sigurisht konvenon dhe me kohën kur komisioni evropian duhet të japë mendimin mbi ecurinë e Malit të Zi dhe të gjithë rajonit. Por dhe reagimi i parë që kanë bërë zyrtarë nga shtetet e huaja ka qenë reagimi nga Moska”, thotë Nimanbegu.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur