Serbia e do Kosovën, por jo konfrontimin me BE-në

E publikuar: 21/10/2015 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Novi Sad, 21 tetor – Ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë që kreu shtetëror, bashkë me Kishën Ortodokse Serbe (KOS) dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (ASHAS), po synon ta formulojë pozitën unike në një situatë mjaft të ndërlikuar, e cila është shënuar me kërkesën e Kosovës që të hyjë në UNESKO, transmeton Koha.net shkrimet e medieve të Beogradit.

Ai në emisionin për Radio TV të Vojvodinës ka thënë që nuk e habit fakti që Gjermania, Franca ose Britania e Madhe po marrin një qëndrim të tillë që Kosova duhet të jetë anëtare e UNESKO-s.
“Këto janë shtete të cilat e kanë bombarduar RFJ në vitin 1999″, ka theksuar ai.

Por duhet të jemi me përgjegjësi dhe nuk guxojmë të zhvillojmë politikë të konfrontimit, duke pasur parasysh ardhmërinë e qytetarëve tanë. Ne 65 për qind të produkteve i eksportojmë në BE dhe kufizohemi me pesë shtete anëtare të NATO-s”, është shprehur ministri Selakoviq.