Daçiq: As Prishtina, as Beogradi s’e ka sovranitetin e plotë në Kosovë

E publikuar: 21/10/2015 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe kryediplomati serb Ivica Daçiqi ka deklaruar se shteti kurrë nuk do të bëjë ndonjë veprim që do të ishte jashtë neutralitetit të statusit të Kosovës.

Lidhur me deklaratën e kryetarit të ASHAS, Vlladimir Kostiq, kryediplomati serb ka vlerësuar se realiteti është i tillë që as Serbia nuk e ka sovranitetin e plotë në pjesën e territorit të vet, siç e cilëson ai Republikën e Kosovës, e nuk e ka as pushteti i Kosovës, transmeton Koha.net raportimet e medieve të Beogradit.

“Thaçi vështirë mund të shkojë në Mitrovicën veriore”, ka bërë me dije Daçiqi duke marrë pjesë në një debat në televizionin publik të Serbisë. Ai ka thënë që është në interes të Serbisë, duke e respektuar një situate të tillë, që të provojë të arrihet zgjidhja e qëndrueshme.
Në Serbi kanë marrë valë debatet për Kosovën këto ditë, kur pritet pranimi i saj në UNESCO.