Nëse gjatë këtij viti keni lundruar nëpër ueb-faqe me përmbajtje pornografike (apo nëse keni shikuar porno filma), përgatituni për më të zezën, sepse historia e shfletimit tuaj me emër të pronarit të kompjuterit, do të bëhet publike për gjithë botën, ka paralajmëruar një bloger amerikan.
Bret Thomas, inxhinier i softuerëve nga San Francisko, ka shkruar në blogun e tij se, “nëse keni shikuar pornografi gjatë vitit 2015, madje edhe në mënyrë të fshehtë duke e shlyer historinë e ueb-faqeve që i keni vizituar, ato shumë shpejt mund të bëhen publike ku në historinë e juaj do të keni të bashkangjitur edhe emrin”, transmeton lajmi.net.
Thomas ka bërë të ditur se hakerët kanë arritur të sigurojnë një listë me fjalëkalime, të cilat u sigurojnë atyre informacione të përdoruesit të kompjuterit dhe të gjitha gjërat që i ka shfletuar në internet, madje edhe ato me përmbajtje të ndjeshme siç janë ueb-faqet pornografike.