Nisin hetimet për keqtrajtimin e mundshëm të të dyshuarve për sulm ndaj kryeministrit

19.10.2015 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nisin hetimet për keqtrajtimin e mundshëm të të dyshuarve për sulm ndaj kryeministrit

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka nisur hetimet ndaj zyrtarëve policorë të dyshuar për trajtim jo të drejtë ndaj dy aktivistëve të Vetëvendosjes të arrestuar gjatë ditës së sotme.

PK, përmes një sqarimi dërguar mediave, ka thënë se ka ftuar zyrtarisht Inspektoratin Policor që të hetojë veprimet e ndërmarra nga policia, si dhe të sqarojë rrethanat e trajtimit të të dyshuarve, për faktin se, siç thuhet në njoftim, “Policia e Kosovës është e përkushtuar që veprimet e zyrtarëve të saj të jenë me përpikëri në përputhje me procedurat e standardizuara si dhe ligjin e policisë”.

Policia bën me dije se dy personat janë shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për veprën “Sulm në Tentative”, ndërsa, në bazë të informatave të PK-së, thuhej se të njëjtit po përgatisnin një sulm ndaj eskortës së Kryeministrit.

“Dy të dyshuar janë ndaluar nga ana e policisë në orën 11:50 në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, pasi që informacionet që posedonte policia bënin me dije se të njëjtit po përgatisnin një sulm ndaj eskortës së Kryeministrit. Pas kontrollit të ushtruar nga policia, te të njëjtit janë gjetur dhjetëra topa (sfera) me ngjyrë që dyshohet të kenë qenë mjetet që do përdoreshin përgjatë veprimit sulmues të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Koha.net.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme policore lidhur me rastin, Policia thotë se të dyshuarit janë liruar nga policia.

Ndërkohë që, sipas Policisë, procedimi i rasteve dhe ndërmarrja e veprimeve policore për të gjitha llojet e rasteve është paraparë konform ligjit të policisë si dhe ligjeve aktuale dhe në të njëjtën kohë edhe sjellja e policit është e paraparë me procedura të standardizuara të veprimit.

“Policia e Kosovës ka marrë me seriozitet pohimet e nxjerra në disa nga portalet informative lidhur me trajtimin policor ndaj të dyshuarve në këtë rast. Marrë për shkas këto pohime, Policia e Kosovës ka ftuar zyrtarisht Inspektoratin Policor që të hetoj veprimet e ndërmarra nga policia, si dhe të sqaroj rrethanat e trajtimit të të dyshuarve, për faktin se Policia e Kosovës është e përkushtuar që veprimet e zyrtarëve të saj të jenë me përpikëri në përputhje me procedurat e standardizuara si dhe ligjin e policisë”, thuhet në sqarimin e Policisë së Kosovës dërguar mediave.

Në fund, Policia siguron edhe njëherë publikun e gjerë se ka për qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë, ruajtjen e cilësisë së jetës së qytetarit si dhe zbatimin e ligjit njëjtë për të gjithë pa cenuar për asnjë moment të drejtat dhe liritë themelore të individit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova