Nesër Hapet panairit AGROKOS 20 tetor ora 12:00

19.10.2015 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nesër Hapet panairit AGROKOS 20 tetor ora 12:00

Nesër me datë 20 tetor ne orën 12:00 hapet Panairi i Ushqimit dhe Pijeve AGROKOS 2015, organizuar nga kompania CEO.

Panairi mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Panairi ndërkombëtar “AGROKOS”, edicioni i 15-të, i specializuar për promovimin e sektorëve të ushqimit, pijeve, bujqësisë, blegtorisë, agroindustri – pajisje dhe teknologji, gastronomi dhe hoteleri, do të sigurojë një mjedis optimal të biznesit për të gjithë pjesëmarrësit, si për vizitorët ashtu dhe për ekspozuesit.

Kompanitë ekspozuese do promovojnë shërbimet dhe produktet tyre në një ambient shumë të kërkuar të biznesit, ku të gjithë mund të prekin rezultatet e panairit “AGROKOS”, gjatë ditëve të ekspozimit.

Gjatë panairit do të organizohen edhe aktivitete paralele, si prezantime, anketime, ndarja e bursave për studentet e Fakultetit të Bujqësisë etj..

Në vazhdim gjeni agjendën me detaje:

20 tetor 2015

12:00 – Hapja zyrtare e panairit me mysafirët e ftuar, mediet e përfaqësues të institucioneve

13:00 – 14:30 Prezantime profesionale nga Qendra Sociale-Edukative “Don Bosko”

– Këshillat e Olës (nga znj. Ola Syla, protagoniste e rubrikës “Këshillat e Olës” në emisionin “Diçka po zihet”)

– Ruajtja e vlerave ushqyese gjatë përpunimit të ushqimit

– Teknika të përshtatshme të punës dhe higjienës

– Demonstrime të gatimeve të ndryshme dhe dekorime të ndryshme të pjatës

14:30 – 15:00 Prezantim nga përfaqësuesja për Kosovë, znj. Hana Voca përfaqësuese për Kosovë e organizatës botërore“Ypard”,

– Informim për platformën globale “Ypard”, lëvizje ndërkombëtare nga profesionistë të rinj për profesionistët e rinj për zhvillimin e bujqësisë)

21 tetor 2015

11:00 – 12:00 Prezantim i produkteve ushqimore të prodhuara nga Shkolla e Mesme Bujqësore “Avdyl Frashëri” në Prishtinë

12:00-12:30 Informim mbi “Pyllin e Arinjve Prishtina” dhe atraksione të ndryshme për fëmijë Demonstrime të gatimeve të ndryshme dhe dizajnime të ndryshme të pjatës

14:00-15:00 Seminar edukativ nga Inxh. Agronom, z. Nebojša Đinović

– Mënyra e drejtë e prodhimit të specave në fushë të hapur

22 tetor 2015

10:00 – 18:00 Koha e ekspozitës
23 tetor 2015

13:00-13:15 Ndarja e Bursave për studentet e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës

“AGROKOS” është një mundësi e shkëlqyer për të takuar në një vend të gjithë krerët kyç të kësaj industrie, si dhe mundëson takime B2B ndërmjet ekspozueseve dhe vizitorëve vendas e ndërkombëtarë, të cilët janë të etur për shkëmbim të ofertave më të reja dhe shërbimeve apo produkteve që ofrohen, direkt – (ballë për ballë). “AGROKOS” është bërë edhe një portë e rëndësishme për të gjithë ata që synojnë eksportimin e produkteve vendore në tregjet e shteteve fqinje, duke kontribuar njëkohësisht në përmirësimin e deficitit tregtar të vendit.

Gjithashtu, edicioni i 15-të i Panairit ndërkombëtar “AGROKOS 2015” ka një rritje të ndjeshme të numrit të ekspozuesve. Ky interes po rritet çdo javë nga kompani lokale dhe të huaja, nga të gjitha fushat e bujqësisë, ushqimit dhe pijeve.

Krahas ekspozueseve të zakonshëm, këtë vit në “AGROKOS” prezantohet dhe teknologjia e fundit gjermane për prodhim përpunim dhe ruajtje të ushqimit.

Tashmë “AGROKOS” po krijon lidhje ndërmjet bizneseve vendëse me ato ndërkombëtare, duke sjellë praktikat dhe teknologjitë më të fundit në Kosovë, të cilat po ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Të gjithë po rriten prej AGROKOS-it

(ARTIKULL I SPONSORUAR)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së