Ambasadorët e Kuintit nxisin opozitën për debat

18.10.2015 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasadorët e Kuintit nxisin opozitën për debat

Kriza politike në Kosovë, ku opozita po kërkon tërheqjen e qeverisë nga marrëveshjet me Serbinë, ka shtyrë ambasadat e huaja në Prishtinë, që të nxisin udhëheqësit politikë për një tryezë të përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje.
Duke u thirrur në burime të veta, TCh bën me dije se disa ambasadorë të vendeve të Kuintit i kanë propozuar presidentes Atifete Jahjaga, por edhe krerëve të Kuvendit dhe Qeverisë, që të koordinohen dhe të gjejnë forma për t’u ulur me udhëheqësit e opozitës për të gjetur një zgjidhje.
Mësohet se Jahjaga, pas takimeve që ka pasur me ambasadorin amerikan dhe me kryeministrin Isa Mustafa, në fillim të javës së ardhshme do të nisë kontaktet me krerët e partive politike, për të parë idetë e tyre për organizimin e një takimi të përbashkët të udhëheqësve partiakë.
Përfaqësuesit e partive opozitare e shohin në forma të ndryshme, idenë e dialogut me përfaqësuesit e qeverisë për daljen nga kriza, pasi kanë frikë se kryeministri Mustafa nuk do të tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi.
“Jemi për dialog, por jo për dialog që përdoret si mbulesë për të zbatuar më pas marrëveshjet. Ne, të gjitha veprimet që kemi ndërmarrë, kanë qenë me synimin për të penguar zbatimin e dy marrëveshjeve të nënshkruara nga kryeministri Mustafa. Në këtë rast, ajo e Asociacionit të Komunave, që ka nënshkruar kryeministri Mustafa, dhe ajo e demarkacionit, që ka nënshkruar zoti Thaçi. Ne nuk do të lejojmë të bëhemi instrumentë të mbulesës, që do të çojë në zbatimin e tyre. Jemi për dialog, në rast se kryeministri Mustafa, para se të ulet në tavolinë me partitë opozitare do të reflektojë mbi kërkesat e opozitës, lidhur me këto dy marrëveshje”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.
“Mundësia për t’u ulur bashkë ka përfunduar shumë më herët. Është paksa e pamundur, që udhëheqësit politikë, siç janë Mustafa e Thaçi, që kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshje kaq të dëmshme për Kosovën, të ulen për një kompromis me krerët e opozitës. Natyrisht që, do të ishte ideale sikur të ekzistonte një mundësi e tillë, por besoj se, nëse e kuptojmë situatën në të cilën gjendemi, marrëveshjet që janë nënshkruar, një mundësi e tillë nuk është reale”, tha Driton Çaushi, nënkryetar i VV-së.
Për sa kohë që udhëheqësit partiakë ndodhen në pozicionet e tyre aktuale dhe Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar, ambasadorët e akredituar në Prishtinë paralajmërojnë se, bllokada mund të shtyjë procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset e tjera.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova