Ndërmarrjet e privatizuara, s’i përmbushin kriteret

18.10.2015 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ndërmarrjet e privatizuara, s’i përmbushin kriteret

Që nga fillimi i procesit, në Kosovë janë privatizuar 26 ndërmarrje më metodën spin-off special, të cilat konsiderohen ndërmarrje të mëdha dhe blerësi nuk ka të drejtë t’ua ndërrojë destinimin. Blerësi gjithashtu duhet të punësojë një numër të caktuar punëtorësh dhe të realizojë investime të reja.

Por, ekspertë për çështje ekonomike, vlerësojnë se autoritetet kompetente nuk monitorojnë në mënyrë të duhur procesin e punës së ndërmarrjeve pas privatizimit.

Ndërsa, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë se monitorojnë ndërmarrjet që janë privatizuar nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.

Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për Radion Evropa e Lirë, tregon për 11 ndërmarrjet që janë nën monitorim të kësaj agjencie.

“’IDGJ Tabacco’, ‘NBI Suhareka’/(Agrokosova), ‘Sharrcem’, Ferma e Gjedheve ‘Dubrava’, ‘Emin Duraku’ Edico,‘Emin Duraku’ kombinati industrial, ‘Hotel Onix’ – Banja e Pejes, ‘FBI Trepça’– Pejë, ‘Amortizatorët’, ‘Famipa’ – Prizren dhe Hotel Union – Prishtina”.

“’IDGJ Tabacco’ dhe ‘NBI Suhareka’, janë ndërmarrje të privatizuara me metodën spin-off special, ndërsa ndërmarrjet e tjera janë privatizuar nga AKP-ja me kushte”, thotë Kaloshi.

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, thonë se ka ndërmarrje të cilave iu është ndërruar veprimtaria, nuk e kanë punësuar numrin e punëtorëve të kërkuar dhe as që kanë investuar.

Muhamet Sadiku, profesor në Universitetin e Prishtinës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se procesi i privatizimit në përgjithësi mund të konsiderohet proces i ndërlikuar.

Por, problematik në këtë kuadër paraqitet procesi pas privatizimit të këtyre ndërmarrjeve.

“Sidomos problematike janë bërë një numër i madh i ndërmarrjeve, të cilat janë privatizuar me spin-off special. Një numër i konsideruar i këtyre ndërmarrjeve kanë përfunduar në procese gjyqësore, me probleme të theksuara. Dhe, ajo që tregohet është se disa prej tyre kanë mbetur jashtë funksionit”, thekson Sadiku.

Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, specifikon në mënyrë të qartë të gjitha proceset dhe kriteret, që blerësi i ndërmarrjes së privatizuar duhet t’i përmbushë.

Në rast të mospërmbushjes së detyrimeve, këto ndërmarrje sërish kalojnë nën mbikëqyrje të AKP-së.

Të gjitha ndërmarrjet që janë nën monitorim, Kaloshi thotë se janë privatizuara me kushte, ndërsa ato lirohen nga monitorimi i AKP-së vetëm pasi të konstatohet se i kanë përmbushur obligimet e kontratës gjatë afatit të caktuar.

“Vendimi merret në Bordin e Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Siç dihet, në disa nga ndërmarrjet ku ishte konstatuar mospërmbushje e kushteve të kontratës, janë tërhequr aksionet dhe ato janë kthyer nën administrimin e AKP-së. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me këto ndërmarrje nëse konstatohet se nuk janë respektuar kontratat e privatizimit”, sqaron Kaloshi.

Por, profesori Muhamet Sadiku shprehet se për shkak të monitorimit jo të duhur të ndërmarrjeve të privatizuara në Kosovë, kanë munguar efektet e pritura nga qytetarët dhe punëtorët.

“Pritjet e qytetarëve dhe punëtorëve që kanë punuar në ato ndërmarrje, kanë qenë të mëdha dhe tani kemi ardhur në një proces që privatizimi konsiderohet si proces kërcënues”.

“Në vendet tjera, privatizimi është konsideruar proces i shpresës, por që ka dhënë efekte. Në Kosovë efektet tërësisht kanë munguar në aspektin e prodhimit, në aspektin punësimit dhe aspektin e eksportit. Tërësisht kanë munguar…”, vlerëson Sadiku, raporton rel.

Ndryshe, deri më tani aksionet janë tërhequr për Hotelin Grand, Llamkos-in, Minierën e Strezovcit dhe Goleshit etj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së