Reali i Madridit rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi me Malagan e Atleticon. Los Blancos mposhtën 3-0 në Bernabeu pa shumë shkëlqim një rival shumë më inferior në letër si Levanten, por i mjaftuan golat e Marcelos, Ronaldos dhe Jese edhe pse Benitez ka ende shumë punë për të bërë.
Në Madridi nisi gjithcka me përshëndetjen e tifozëve merengues për Cristiano Ronaldo që ju tregonte Këpucën e Artë të marrë pak ditë më parë por në fushë Reali e nisi me një lojë të ngadaltë dhe të parashikueshme por afër gjysmë ope lojë Levante u ndëshkua 2 herë brenda 3 minutash. Në të 27 Marcelo i rrëmbeu topin Morales dhe pas një shkëmbimi me Ronaldon shënoi si të ishte një sulmuesi i pastër, me precizion e gjaftohtësi. Menjëherë më pas Navas shpëtoi Realin nga barazimi, por në të 30 Kroos shërbeu për Ronaldon që në kufijtë e zonës coi topin në rrjetë për golin e 2-0. në pjesën e dytë shiu që vijoi i dendur u duk se mbyti edhe pasionin e ndeshjes që vijoi me Realin e kursyer dhe Levanten që pësoi golin e tretë me Lucas Vasques që i rrembeu topin Feddal për t’ija shërbyer Jeses që mbylli llogaritë./ss/