Një postim i papërshtatshëm kundër De Biasit në vendin ideal për t’u futur në telashe për një futbollist, rrjetet sociale, dhe pastaj një gol me shpresat. Rey Manaj ka qenë protagonist këtë të martë , në të keq e në të mirë. Ka krijuar jo pak pështjellim një reagim i futbollistit të Përfaqësueses U-21 dhe Interit, Rey Manaj në profilin e tij në Facebook ku 18 vjecari reagonte ashpër ndaj trajnerit De Biasi duke deklaruar se trajneri ka gënjyer kur është shprehur se ai i dërgon sms cdo javë për ta grumbulluar duke e ftuar trajnerin të publikojë mesazhet. Një reagim me tone të forta që krijoi konfuzion, edhe mbi faktin nëse ishte i vërtetë, por ai që sqaron gjithcka është menaxheri i Manajt , Alberto “Jimmy” Fontana, ish portieri i mirënjohur italian që ka punuar për 4 vjet me De Biasin te Torino.
” Reyt që është i grumbulluar me kombëtaren U-21 sot ju përcollën nga disa miq të tij disa deklarata ku i thanë që Misteri De Biasi paska folur dje duke i thënë që Rey i ka dërguar mesazhe për tu grumbulluar në kombëtare, dhe Rey që e ka kuptuar se ka gabuar, është rrëmbyer, ka dërguar këtë përgjigje në Facebook, por ka qenë komplet një keqkuptim. Kjo në kuptimin që Rey e ka shumë për zemër kombëtaren, është e vërtetë që i ka dërguar një sms Zotit De Biasi pas ndeshjes me Serbinë duke i thënë se ishte në dispozicion për tu grumbulluar për ndeshjen me Armeninë, por thënë gjithë këto Rey ka gabuar, pasi para së të shkruash duhet të dish saktësisht atë që është thënë.”
Menaxheri i Manajt që shprehet me respekt maksimal për De Biasin pasi për katër vjet që kanë punuar se bashku ka patur mundësinë të vlerësojë ndershmerinë dhe korrektësinë e tij, shprehet se gjithshka ka ardhur pasi Manajt i janë përcjellë të keqintepretuara apo shtrëmbëruara fjalët e De Biasit i cili ka thënë dicka të drejtë, që nuk mund të grumbullojë nëj futbollist vetëm se i con një sms dhe 18 vjecari është nxituar nga dashuria e madhe që ka për fanellën e Shqipërisë pasi dëshiron të kontribuojë për vendin e tij.
“Ky problem lindi nga asgjë. Duhet kuptuar dhe që Rey është vetëm 18 vjec dhe ndoshta u nxitua nga dëshira që ka për fanellën e kombëtares dhe dha këtë përgjigje duke treguar mungesë respekti ndaj një njeriu korrekt dhe të ndershën si De Biasi. Djaloshi është i hidhëruar për atë që ka ndodhur dhe besoj se në orët e ardhshme do të kontaktojë me De Biasin për t’i kërkuar falje për atë që ka ndodhur. “.
Është një cështje që duket e mbyllur pa lindur ende mirë, por për ta thënë dicka të tillë duhet pritur edhe fjala e De Biasit.
” Kam mundur të vlersoj cilësitë morale dhe teknike të De Biasit, që edhe në momentet më të vështira sillet gjithmonë mirë, dhe unë shpresoj që ai ta falë, sic bën babai i familjes më një bir, një djalosh që është 18 dhe ka gabuar”
Topi kalon në anën e De Biasit. Rey ka gabuar por dhe ka kuptuar. Fakt është që Shqipëria ka nevojë edhe për djemtë si ai, që dëshirojnë me cdo kusht fanellën kuqezi dhe nuk ju ngrihet mendja për të parë diku gjetkë kur arrijnë në një ekip të madh si Interi apo Juventusi. Një përgjigje e ka dhënë edhe në fushë me golin ndaj Hungarisë, sërish me fanellën kuqezi atë të shpresave, i vetëdijshëm që kjo është rruga më e mirë për të arritur në Kombëtaren e madhe.