Birrë, verë apo kokteile? Çfarë është më e shëndetshme

E publikuar: 13/10/2015 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke pasur parasysh përfitimet që vijnë nga resveratroli, një përbërës i gjetur në lëkurat e rrushit, vera duket se është zgjedhja e duhur.

Studimet sugjerojnë se kjo pije mund të ndihmojë në luftën e kancerit, ruajtjen e kujtesës, lufton depresionin dhe më shumë. Por, kur vjen puna për reduktimin e rrezikut kardiovaskular, lloji i alkoolit nuk ka rëndësi.

“Rreth 97% e studimeve sugjerojnë se përmbajtja e etanolit në alkool është e dobishme”, thotë Erik Rim, drejtor i programit në epidemiologjinë kardiovaskulare në Harvard.

“Ju mund të studioni njerëzit që pinë birrë në Gjermani, kokteile në Finlandë dhe verë në Francë. Të gjithë kanë një reduktim rreth 30% në sëmundjet e zemrës”, thotë Rim. “Sigurisht nëse nuk tejkalohet masa prej një gote në ditë”.