Ymeri e Haradinaj me aktivistë mblidhen para stacionit policor

E publikuar: 12/10/2015 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët opozitarë, Visar Ymeri dhe Ramush Haradinaj janë mbledhur te Stacioni Qendër në Prishtinë, ku po mbahet ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kurti ishte ndaluar në orët e mbrëmjes në hyrje të Prishtinës dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Këtë e ka konfirmuar për koha.net Policia e Kosovës.

Vetëvendosje pasi kishte njoftuar se ish-lideri i saj është arrestuar kishte kërkuar nga aktivistët që të grumbulloheshin para stacionit policor.