Aktivistët e VV’së mblidhen para stacionit të Policisë

E publikuar: 12/10/2015 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me t’u arrestuar ish lideri i tyre dhe deputeti i VV’së, Albin Kurti, aktivistë të Vetëvendosjes kanë dalur para stacionit policor.
Ata kanë filluar të mobilizohen pas thirrjes në Facebook, ku thuhej:

Policia ka arrestuar Albin Kurtin. Tani po e dërgojnë tek stacioni qendra në Prishtinë (ish 92-shi, rruga “Luan Haradinaj”). Ftojmë të gjithë aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët që të grumbullohemi para stacionit të Policisë.

Shteti policor nuk mund të kalojë. Reagimi qytetar është i pashmangshëm!

Ndërkohë, deputeti Glauk Konjurca është lënë i lirë.