Hyseni: I them qartë Albin Kurtit se përdorimi i gazit lotësjellës pa autorizim, dënohet

E publikuar: 12/10/2015 21:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, ka deklaruar në Zona B të Klan Kosovës se, hedhja e gazit lotsjellës mund të përçojë mesazh rrënues për Kosovën.

Ai tha se lëshimi i gazit nuk mund të arsyetohet kurrsesi dhe paraqet shkelje ligjore.

“Skenat e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit dërgojnë një mesazh jo të mirë, sidomos ai mesazh mund të jetë destruktiv dhe rrënues për një vend që nuk e ka përmbyll ende procesin e shtetndërtimit”.

“Mund të prodhojë efekte të caktuara shumë praktike në atë që quhet rrumbullakim i mëtejmë i shtetësisë”.

“Është absolutisht kundër ligjet, sidomos kur përdoret nga persona jo të autorizuar është shkelje flagrante”, ka deklaruar Hyseni.