Vettel-Rosberg dueli për vendin e dytë

E publikuar: 12/10/2015 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lufta për titullin mbetet e hapur vetëm në letër sepse me suksesin në Socchi, Lewis Hamilton hodhi një hap të sigurtë drejt fitimit të një tjetër kampionati Botëror në Formula 1. Kur në lojë janë ende edhe 100 pikë për Sebastian Vettel rikuperimi i 66 pikëve ndaj Hamilton në klasfikimin e përgjithshëm ngjason më shumë me një mision të pamundur. Në këtë mënyrë e vetmja betejë në 4 garat e mbetura të këtij sezoni është ajo mes dy gjeramënve, Rosberg e Vettel për vendin e dytë.

Për momentin piloti i Ferrarit ka 10 pikë më shumë se bashkëkombasi i tij por ky avantazh nuk e bën favorit 4-herë kampionin e Botës për ta mbajtur pas shpatullave Rosberg-un.

Kjo sepse Ferrari pas garës së Marina Bay në Singapor për asnjë moment nuk është shfaqur në lartësinë e Mercedesit, madje Vettel arriti ta parakalonte në renditje, pilotin me origjinë finlandeze vetëm se Rosberg gaboi duke dalë jashtë piste në Socchi.

Pistat e ardhshme do të jenë përcaktuese se cili mes këtyre dy pilotëve do të pozicionohet i dyti në fund por duke paraqitjet e Ferrarit në dy garat e kaluara favorit është Rosberg pavarsisht renditjes aktuale.