Për nëntë muaj janë arrestuar 580 persona

12.10.2015 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Për nëntë muaj janë arrestuar 580 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 580 persona të involvuar në krim të organizuar në nëntëmujorin e këtij viti. Arrestimi i këtyre personave, siç u tha në pres-konferencën e sotme të PK-së, është rezultat i objektivave dhe aktiviteteve të departamentit të hetimit të krimeve.

Në raportin nëntëmujor të paraqitur nga Policia e Kosovës dhe Divizioni i hetimeve të krimeve dhe Divizioni i krimit të organizuar, drejtori i Divizionit të hetimeve të krimeve, Fehmi Hoti tregoi se në departamentin e tij janë punuar 1230 raste të krimit të organizuar dhe janë bërë 697 kallëzime penale, gjë që ka rezultuar me arrestimin e 580 personave.

Hoti tha se objektiv kryesor i punës gjatë periudhës së vitit 2015 ka qenë parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar, në të cilën përfshihen kontrabandimi me emigrantë, trafikimi me qenie njerëzore, trafikimi me narkotikë si dhe terrorizmi.

“Objektivat dhe aktivitetet kryesore me të cilat është punuar gjatë vitit 2015 ka qenë parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar, përfshirë këtu edhe kontrabandimin me emigrantë, trafikimin me qenie njerëzore, trafikimi me narkotikë, kontrabanda e gjitha niveleve si dhe terrorizmi. Departamenti i hetimeve ka punuar në 1230 raste të punuara të krimit të organizuar ku janë bërë 697 kallëzime penale dhe ka rezultuar me 580 persona të arrestuar”, ka treguar Hoti.

Drejtori i Divizionit kundër krimit të organizuar , Agron Nezaj, raportoi për dymbëdhjetë ditët e muajit tetor të këtij viti.

Ai si rast specifik tregoi atë të ditës së djeshme në pikën kufitare në Mutivodë, ku janë arrestuar dy persona dhe janë konfiskuar 39 kilogramë e 942 gramë të substancës narkotike të llojit marihuanë.

“Rasti i parë, rast specifik është realizuar në ditën e djeshme në pikën kufitare Mutivodë, ku drejtoria për hetimin e trafikimi me narkotikë ka realizuar nj operacion i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe konfiskimin e 39 kilogramëve e 942 gramë të substancës narkotike të llojit marihuanë. Rasti tjetër i rëndësishëm i këtyre 12 ditëve të tetorit, ku me datën 5 tetor drejtoria për hetime e trafikimit me narkotikë ka ndalë një manuje ku janë konfiskuar 39 kilogramë e 778 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë”, tha Nezaj.

Asgjësimi i plantazheve në fshatin Lazarat në Shqipëri ka bërë që prezenca e substancave narkotike të llojit marihuanë të shënojë ulje në Kosovë.

“Duke iu referuar statistikavetë policisë, kemi rënie, kemi më pak këtë vit krahasuar me vitin e kalua. Ju e dini ngjarjen e Lazaratit sa i përket marihuanës, kështu që indirekt ka ndi kuar edhe në Kosovës të ketë prezencë më të vogël të narkotikëve”, tha Hoti.

Gjithashtu në publikimin e raportit nëntë mujorit të punës është treguar edhe për konfiskimin e 8 kilogramë e 644.53 gramë heroinë dhe 37.1 gramë kokainë si dhe substanca të ndryshme narkotike.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova