Jevtiq me kolegët serbë nga Qeveria në manifestimin kishtar në Hoçë

E publikuar: 12/10/2015 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e manifestimit kishtar, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanovic, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, zëvendësministrim e Bujqësisë, Radoljub Mlladenovic dhe drejtorin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ivan Tomic, do të vizitojnë Hoçën e Madhe, njoftoi Ministria e Kthimit.

Stojanovic dhe shoqëruesit e tij do të marrin pjesë në liturgjinë që do të shërbehet në Kishën e Shën Anës në Hoçë të Madhe.

Pas liturgjisë, akademisë solemne, drekës solemne nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë do të paraqitet dokumenti “Plani Ynë” dhe do të hapet zyra KAPIN për koordinim dhe bashkëpunim.

Do të fillojnë edhe punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit, thuhet në njoftim.