Shqipëria është duke fituar me rezultat prej 0-1 kundër Armenisë në Yerevan, kurse me këtë rezultat ndryshon edhe tabela e Grupit I.
Në rast të fitores kundër Armenisë, atëherë Shqipëria do të kualifikohej direkt në Euro 2016, së bashku me Portugalinë që është duke e mposhtur Serbinë me rezultat prej 0-2, me golin e Nanit, shkruan Koha.net.
Portugalia ka siguruar kualifikimin dhe me këtë rezultat kundër Serbisë ka 21 pikë, kurse Shqipëria me këtë fitore renditet në pozitën e dytë me 14 pikë, dy më shumë se Danimarka që është në vendin e tretë me 12 pikë.
Serbia renditet në vendin e parafundit me 4 pikë, kurse Armenia e fundit me 2 pikë.