Silvio Berlusconi siguron tifozët e Milanit se kuqezinjtë shumë shpejt do të rikthehen të jenë ajo skuadër që dëshirojnë të shohin të gjithë në fushën e blertë. Në një intervistë, numri 1 i klubit 7-herë kampion Europe, bëri të ditur se së fundmi ka biseduar me trajnerin Sinisa Mihajlovic dhe Administratorin e Deleguar, Adriano Galliani dhe pret që Milani të ndryshojë marsh në sfidat e ardhshme.
“Do të shikoni që do të ketë një ndryshim të menjëhershëm të skuadrës duke filluar që nga takimi ndaj Torinos“.
Ndaj skuadrës granata presidenti i kuqezinjëve pret një Milan autoriatar në fushë që mund t’i bindi të gjithë me lojë dhe rezultat. Por nëse dicka e tillë do të ndodhë me të vërtetëkjo mbetet për t’u parë. Në 7 javët e para të këtij sezoni, Milani ka grumbulluar vetëm 9 pikë duke zhgënjyer tifozët por edhe vetë Berlusconin. Humbja e fundit me rezultatin 0-4 në shtëpi ndaj Napolit duhet hedhur pas krahëve sa më shpejt, por përballë Torinos së Venturës, Milani nuk do ta ketë aspak të lehtë.