Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka demantuar disa shkrime në media se kryetari këtij subjekti, Ramush Haradinaj, ka kërkuar ta takojë ndonjërin prej ambasadorëve të vendeve të Kuintit.
AAK, nëpërmjet një komunikate, sqaron se lideri i kësaj partie nuk ka kërkuar takim me ndonjë ambasador. Njëkohësisht, aty thuhet se Haradinaj përshëndet takimin e sotëm të ambasadorëve me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.