Të moshuarit, në hall me shëndetin dhe xhepin

09.10.2015 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Të moshuarit, në hall me shëndetin dhe xhepin

Në Kosovë, rreth 7 për qind të popullsisë së përgjithshme, e përbëjnë personat e moshës mbi 65 vjeç.

Pensionistët kontribut-dhënës, sot marrin nga 140 euro në muaj, derisa vlera e pensioneve të moshës, është 80 euro në muaj.

Kjo kategori e shoqërisë përballet me halle të mëdha në shumë fusha, derisa mbetet sfidë gjendja shëndetësore dhe marrja e shërbimeve shëndetësore adekuate.

Hulumtimet e bëra në vend tregojnë se mbi 80 për qind e tyre vuajnë nga një sëmundje kronike, derisa 45 për qind nga dy e më shumë sëmundje kronike.

Naim Jerliu, specialist i shëndetit publik, ka thënë se të moshuarit në pikëpamje shëndetësore janë më të ndjeshëm, duke folur edhe për mundësitë e trajtimit.

“Në bazë të hulumtimeve që janë bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në bazë të deklarimeve që kanë bërë të moshuarit, ata vuajnë nga sëmundje kronike, ku prijnë sëmundjet kardiovaskualare. Në Kosovë, ndonëse me ligj garantohet e drejta e trajtimit falas në institucione publike shëndetësore, të moshuarit kanë deklaruar se nuk kanë mundësi të marrin trajtimin e duhur për nevojat e tyre shëndetësore”, shprehet Jerliu.

Edhe vetë pensionistët flasin se sa të vështirë e kanë të kalojnë muajin me një shumë simbolike mujore që ata marrin në formë pensioni.

Tetëdhjetë vjeçari Emrush Gashi thotë se pensioni nuk i mjafton as për barna.

“Pensionin e marr 80 euro në muaj. As për barna nuk me dalin. Për ushqim jo se jo. Është shumë e vështirë të kalohet muaji me këtë shumë parash”, thekson Gashi.

“Vita-Jeta”” është shoqatë e personave të moshuar dhe ka rolin e një qendre gjenerative në Kosovë, e cila zhvillon aktivitete të shumta të sferës sociale, shëndetësore, juridike, etj. me qëllim të përmirësimit të pozitës së të moshuarve.

Drejtoresha e kësaj organizate, Mimoza Ajeti, thotë se institucionet e vendit nuk e përkrahin sa duhet këtë kategori të shoqërisë.

“Pensionet që i marrin pensionistët nuk mjaftojnë as për barna, për sëmundjet kronike. Me aktivitetet psiko-sociale mundohemi që sado pak t’ua lehtësojmë. Mbajmë ligjërata të ndryshme për sëmundje, që t’u a lehtësojmë jetën. Pensionet nuk ju mjaftojnë. Shërbimet shëndetësore nuk i kanë cilësore, pasi që nuk përkrahen as nga institucionet. Do të duhej t’i kishin sigurimet shëndetësore. Po presim”, thekson Ajeti.

Sidoqoftë në Kosovë, ligji për sigurimet shëndetësore është miratuar në vitin 2007, mirëpo ai asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi.

Sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë këtë vit do të fillojë mbledhja e premiumeve financiare dhe më pas edhe implementimi i tij.

Arsim Çavdërbasha, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Financimit të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se Ligji për sigurime shëndetësore parasheh që çdo banor i Kosovës do ta ketë statusin e të siguruarit përfshirë edhe moshën mbi 65 vjeç.

“Kategoria e qytetarëve mbi 65 vjet është një kategori e rëndësishme dhe ata domosdo do ta kenë statusin e të siguruarit. Në kuadër të fondit të sigurimeve publike shëndetësore në Kosovë, do të realizohet e drejta e shfrytëzimit në kujdesin parësor, dytësor dhe terciar shëndetësor, sikurse çdo qytetar tjetër falas”.

“Nëse gjendja e tyre sociale konstatohet si e ndjeshme do të lirohen edhe nga bashkë-pagesa. Do të jenë të siguruar dhe do të kenë të drejtë t’i shfrytëzojnë shërbimet pa pagesë dhe një pjesë të konsiderueshme edhe pa bashkë-pagesë”, bën të ditur Çavdërbasha.

Sido që të jetë, zyrtarë shëndetësorë thonë se Kompanitë Private të Sigurimeve, nuk e pranojnë sigurimin e kategorisë së njerëzve me sëmundje kronike apo edhe të atyre me sëmundje të rënda, e që duhet të shpenzojnë shuma të mëdha parash për ta.

Prandaj edhe shumica e shteteve e ka parë të nevojshme të miratojë ligjin për sigurime publike shëndetësore të obligueshme, ku përfshihen të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Jashari dhe Dimo flasin për zgjerimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

Rama me akuza ndaj Qeverisë për projektin e memorialit të Adem Jasharit: S’po na lënë t’i nderojmë heronjtë tanë

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”

“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”