Evropa duhet t’i përmirësoj marrëdhëniet e saj më Rusinë dhe gjërat nuk duhet të vazhdojnë ashtu siç janë tani, ka thënë Presidenti i Komisionit Evropianë, Jean-Claude Juncker.
“Ne duhet të bëjmë përpjekje për të gjetur zgjidhje praktike me Rusinë. Nuk është seksi, por kjo duhet të jetë zgjidhja, nuk mund të vazhdojmë kështu,” ka thënë Junker, në një ngjarje në qytetin jugor të Gjermanisë, në Passau.
BE-ja së bashku me aleatë të tjera kanë vënë sanksione ndaj Rusisë, që nga kriza në Ukrainë, vitin e kaluar.
Por tensionet kanë vazhduar edhe pas ndërhyrjeve ushtarake të Rusisë, në Siri.