Branislav Ivanovic ka thënë se kanë pritur atmosferë të tillë në Elbasan.
Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic është shprehur shumë i lumtur me fitoren kundër Serbisë dhe e ka pranuar se atmosfera ka qenë e zjarret.
Ai po ashtu tha se ndeshja ka qenë shumë e vështirë për të dy skuadrat dhe se ata në fund të ndeshjes treguan karakter.
“Atmosfera ishte shumë e zjarrtë dhe ne e prisnim, por për fat nuk ndodhi asgjë. Presioni ishte madh, por ne luajtëm futboll. Shpresojmë që këto të jenë 3 pikët e kthesës për ekipin tonë”, deklaroi Ivanoviç për ‘TVSH” pas ndeshjes.
“Në fakt ishte një ndeshje shumë e vështirë për të dyja ekipet. Ne e kontrolluam për 90 minuta lojën. Treguam karakter dhe në fund shënuam 2 gola duke arritur një fitore të madhe”. /Express