“E vërtetë, Shkodran Mustafin e ndjek Bayerni”

E publikuar: 08/10/2015 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkodran Mustafi, është ky emri që intrigon disa nga klubet më të mëdha të Europës. Pas Barcelonës për mbrojtësin me origjinë shqiptare po shfaq interes të madh edhe Bayern Munich. Pep Guardiola e pëlqen sëtepërmi 23-vjecarin e përfaqësues se pancerave dhe dëshiron tia bashkangjisë atë kampionëve të Gjermanisë. Interesimin e Bayernit për Mustafin e konfirmoi për mediat vetë menaxheri i mbrojtësit të Valencias, Ali Bulut. I pyetur nga gazetarët agjenti i Mustafit theksoi se drejtues të klubit bavarez e kanë ndjekur nga afër në cdo ndeshje të këtij sezoni Shkodran Mustafin. Gjithsesi Ali Bulut me të tej shtoi se klienti i tij për momentin është i lumtur te Valencia, por nga ana tjetër menaxheri i futbollistit la gjithcka të hapur përsa i përket një transferimi të mundshëm të 23-vjecarit te Bayerni verën e ardhshme. Me largimin e Nicolas Otamendit te Manchester City, Mustafi është kthyer në liderin e padiskuteshëm të mbrojtjes së Valencias. Në këtë sezon mbrojtësi shqiptar është futbollisti që ka luajtur më shumë minuta se të gjithë lojtarët e tjerë me Los Che, plot 900 të tilla. Valencia e bleu Mustafin nga Sampdoria në verën e vitit 2014 për 8 milionë Euro, por me paraqitjet e bëra sëfundmi vlera e tij në merkato është rritur ndjeshëm. Madje në kontratën e nënshkruar mes palëve ekziston një klauzolë prej 50 milionë Eurosh për largimin e 23-vjecarit nga Valencia. Bayerni dhe Barca duhet të mendohen mirë nëse duan të kenë me të vërtetë në gjirin e tyra djaloshin nga Gostivari./ss/