Edhe deputetja tjetër e PDK-së Blerta Deliu ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.Blerta është personi i tretë që është alivanosur sot nga gazi lotsjellës në Kuvend. Edhe Flora Brovina e Samuel Zbogar janë alivanosur sot.
Ajo është marrë nga ekipi i emergjencës në Kuvend dhe më pas është dërguar në spital, njofton Klan Kosova.