Visar Ymeri i kundërpërgjigjet Kadri Veselit: Rregullat e kuvendin i ke shkelu prej që je bërë kryparlamentar!

E publikuar: 08/10/2015 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes, Vetëvendosje Visar Ymeri i është kundërpërgjigjur, thirrjes se kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit për kalimin në pauzë më vlerësimin se opozita është duke bërë shkelje ligjore, me bllokim të Kuvendit.

Në anën tjetër, Ymeri i është kundërpërgjigjur, Veselit, në një prononcim direkt për Radiotelevizionin e Kosovës.

“Kadri Veseli me veprimet e veta prej që ka ardhë në kuvend i ka shkelur rregullat”, ka thënë Ymeri, transmeton gazetablic.com

Përveç kësaj, Ymeri e ka mohuar që kuvendi është bllokuar nga opozita, por që sipas ti qeveria është ajo e cila e ka bllokuar kuvendin.

“Në fakt kuvendin e ka bllokuar qeveria, me marrëveshejt e sjelluara nga dialogu me Serbinë”, tha Ymeri.

Gjithashtu, ai ka vlerësuar se do të vazhdoj edhe me tutje të pamundësoj punën brenda Kuvendit.

“Do të vazhdojmë të pamundësojmë shpërfilljen e Kuvendit”, përfundoj Ymeri.