Policia e Kosovës e ka konfirmue se 15 serbët e Brezovicës janë arrestue të Mërkurën për shkak të dyshimeve se kanë shkaktue shkatërrimin e pyjeve në këtë zonë turistike të Kosovës.
Arrestimin e 15 personave të nacionalitetit serb e ka konfirmue zadhansësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot njisiti i Krimeve ekonomike dhe kundër-korrupsionit rreth orës nantë, në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë kane realizue nji aksion ku janë arrestue 15 persona për keqpërdorim t’autorizimeve ekonomike dhe shkatërrim të pyjeve”, tha Kelani.
Kelani, po ashtu ka tregue se Policia gjatë këtij aksioni ka konfiskue edhe materiale dhe deshmi për veprat që dyshohen se kane krye t’arrestuemit.
Ndaj arrestimit të këtyne 15 personave, ka reague menjiherë Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Marko Djuric.
Simbas mediave serbe, ai ka thanë se ky veprim asht shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe provokim direkt ndaj të gjithë Serbisë.
Për këtë arsye ai ka thanë se ka me e thirrë nji mbledhje urgjente të qeverisë.