Nis “Gjyqi i Barnave” ndaj ish-drejtorit të spitalit të Gjilanit

07.10.2015 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nis “Gjyqi i Barnave” ndaj ish-drejtorit të spitalit të Gjilanit

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj pesë të pandehurve Abdylatif Latifi, Enver Rexha, Qazim Azemi të cilët dyshohen për dy vepra penale, ndërsa Isak Isaku dhe Avdullah Uruqi vetëm për një vepër penale.

Të pandehurit akuzohen se janë të përfshirë në asgjësimin e kundërligjshëm të barnave të skaduara të Spitalit të Gjilanit.

Ish drejtori i Spitalit të Gjilanit, Abdylatif Latifi, dhe Enver Rexha dhe Qazim Azemi, të dy këta personel mjekësor, dyshohen së në cilësi të personave zyrtarë, përgjegjës, në bashkëveprim në intervalin në periudhën maj-gusht 2015, në ambientin e Spitalit Regjional në Gjilan në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Paisje Medicinale, kanë bërë shkatërrimin e mbi 4 tonë të barnave me afat të skaduar në të gjitha depot e këtij spitali.

Sipas aktakuzës, të njëjtët kanë pasur njohuri që pa kushtet e caktuara teknike nuk mund të bëhet shkatërrimi i barnave të skaduara.

Sipas Prokurorisë, tre të lartpërmendurit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Tre të sipërpërmendurit në bashkëveprim me Isak Isaku dhe Avdullah Uruqin, dyshohen se duke bërë trajtimin dhe shkatërrimin e barnave me afat të skaduar, kanë shkaktuar ndotjen dhe degradimin e ambientit, rrezikimin e shëndetit të njeriut, me çka kanë kryer veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

Prokurori i shtetit Arben Kadriu, paraqiti arsyet e kërkesës për caktimin e paraburgimit, duke deklaruar se pas vlerësimit të të gjitha shkresave nga kallëzimi penal, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pesë të pandehurve, ngaqë nëse do të mbrohen në liri, mund të ndikojnë njëri-tjetrin, si dhe dëshmitarët Rifat Muriqi e Ismet Devari.

Mbrojtësi i të pandehurit Latifi, avokat Mustafë Musa, deklaroi se në tërësi e kundërshton propozimin e prokurorisë për caktimin e paraburgimit, si e pabazuar meqë mungojnë provat dhe faktet të cilat vërtetojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar në drejtim të veprës penale.

Avokati Musa, propozoi që nëse gjykata gjen fakte për caktimin e paraburgimit, eventualisht i “propozojmë gjykatës që ndaj të njëjtit t’i shqiptohet njëra prej masave alternative, siç është lajmërimi në stacionin policor ose masën e arrestit shtëpiak”.

Po ashtu, edhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë, u deklaruan se kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit është e pabazuar, dhe i propozuan gjykatës që ndaj të mbrojturve të tyre të caktohen, sipas ligjit, masa alternative, pasi përmes të njëjtave masa, mund të sigurohen kushte normale për zhvillim të procedurës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Ilmi Dalipi njoftoi palët se brenda ditës, do të njoftoheni me vendimin sa i përket kërkesës së prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Lidhur me këtë rast, autoritetet e lartë të mjekësisë në Kosovë kanë thënë se nuk disponojnë të dhëna të detajuara dhe se ngjarjen e kanë mësuar nga mediet dhe jo në rrugë zyrtare, siç mund të pritej./Kallxo.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur