Mbi 220 milionë euro janë përfitimet që marrin nga tenderët publikë financuesit e partive politike.
Këto janë të dhënat të cilat janë nxjerrë sot nga organizata “Çohu”, lidhur me periudhën 2 gusht 2007 deri në maj 2014, raporton TV Arta.
Listës së përfituesve nga këta tenderë i prijnë financuesit e PDK-së, të pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja, AKR-ja e në fund LDK-ja.
Sipas “Çohut”, financuesit e PDK-së kanë përfituar mbi 160 milionë euro, përderisa ata të LVV-së kanë marrë afër 60 milionë euro nga tenderët publikë. Shuma totale që financuesit e tri partive tjera LDK, AAK dhe AKR kanë përfituar, është më pak se 14 milionë euro.
Hulumtimi ka treguar se dy burimet kryesore të financave të partive politike vijnë nga buxheti publik dhe nga donatorë të jashtëm ose në formë të parave të gatshme ose në atë të kontributeve në mallra dhe shërbime.