Rrahje masive në mes të refugjatëve nga Shqipëria dhe Afganistani

07.10.2015 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rrahje masive në mes të refugjatëve nga Shqipëria dhe Afganistani

Në një rrahje masive që ka ndodhur mbrëmjen e të martës në një shtëpi azili në Hamburg janë përfshirë rreth 60 veta, shqiptarë dhe afganistanas. Pesë veta kanë pësuar lëndime nga kjo rrahje masive, njëri prej të cilëve është therur me thikë në krah dhe është dashur të dërgohet në spital për trajtim, shkruan spiegel.de.
Disa nga refugjatët, banorë të kësaj qendre azili kanë qenë të armatosur me shkopinj metalikë. Policia është dashur të ndërhyjë me mobilizim të madh për të shuar konfliktin, transmeton albinfo.ch.

Tre veta janë arrestuar, njofton policia ndërsa ajo nuk e ka konfirmuar lajmin që është dëgjuar se njëri nga pjesëmarrësit në rrahje ka pasur me vete armë zjarri.

Vetëm pak pasi që policët i dhanë fund rrahjes, në areal ka ndodhur djegia e një tende. Mbetet e paqartë nëse ky zjarr ka pasur ndonjë lidhje me zënkën ose jo.

Rrahjes masive të mbrëmjes së të martës duket se i ka paraprirë një sherr që kishte shpërthyer më herët pasdite, ka thënë për mediet një zëdhënës policie. Edhe në këtë rast kishte ndërhyrë policia.

Cilat janë arsyet e shpërthimit të këtyre dy konflikteve mbetet e paqartë. Në mbrëmjen e vonshme gjendja është qetësuar por policia vazhdon të mbetet në endin e ngjarjes.

Ditëve dhe javëve të fundit është shënuar një shtim i konflikteve që po ndodhin në kampet e azilkërkuesve në Gjermani. Fluksi i madh i refugjatëve që kanë ardhur në këtë vend ka sjellë autoritetet përgjegjëse në pozitë të vështirë, duke u detyruar që në mungesë vendi, t`i strehojë ata në kampe të mbipopulluara, shpesh edhe në “qytete tendash” të improvizuara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin