Tahiri: Asociacioni nuk formohet pa shuarjen e strukturave paralele

07.10.2015 08:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tahiri: Asociacioni nuk formohet pa shuarjen e strukturave paralele

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të formohet pa shuarjen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

Kështu ka deklaruar për Tribuna Channel, ministrja për Dialog, Edita Tahiri. Sipas saj, këto dy procese do të zhvillohen paralelisht, ngase për këtë çështje edhe janë marrë vesh në Bruksel.

“Para se të bëhet formimi i Asociacionit duhet të ketë shuarje të verifikueshme të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë; pra këto dy procese do të zhvillohen paralelisht”, tha Tahiri.

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, para se të miratohet në Qeveri, do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për t’u vërtetuar kushtetutshmëria e saj, për të cilën ministrja Tahiri shprehet e bindur se Kushtetuesja do të japë mendim pozitiv.

Tahiri ka thënë se Asociacioni mund të themelohet pasi që të hartohet dhe dakordohet statuti për të. Në marrëveshjen për formimin e Asociacionit, ishte paraparë që statuti të aprovohet brenda 4 muajve, ose më së largu me 25 dhjetor.

Por, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se vështirë se një gjë e tillë do të bëhet. Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë për Tribuna Channel se paraprakisht është duke u punuar në kërkesën që do t’i dorëzohet Gjykatës Kushtetuese.

Ai nuk ka dhënë ndonjë aftat për këtë çështje ngase sipas tij është duke u punuar nga ekspertët.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

U raportua se Granit Plava telefonoi në një emision, reagon Shërbimi Korrektues: Nuk ishte zëri i tij

Kurti priti në takim dy kongresistë amerikanë, diskutuan për NATO-n dhe sigurinë rajonale

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Albin Kurti viziton shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për Kurban Bajram

Osmani viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Një shoqëri që harron të moshuarit, humb shpirtin

NATO dhe partneriteti me SHBA-në në fokus të takimit të Haxhiut me kongresistët amerikan

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova