Bild: Në Gjermani pritet të vijnë deri në 1.5 milion migrantë më 2015

05.10.2015 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bild: Në Gjermani pritet të vijnë deri në 1.5 milion migrantë më 2015

Autoritetet gjermane presin që këtë vit në Gjermani të arrijnë deri në 1.5 milion azilkërkues, shkruan e përditshmja “Bild” në një fragment të një raporti që do të publikohet të hënën, shifra këto të rritura më herët nga 800,000 në 1 milion.

Gazeta më e shitur gjermane ka cituar një parashikues të brendshëm nga autoritetet që thotë të jetë klasifikuar si “konfidencial”.

Shumë prej qindra mijëra njerëzve që kanë vërshuar Evropën për t’i shpëtuar konflikteve dhe varfërisë në Lindje të Mesme, Afrikë e më gjerë kanë thënë se kanë marrë rrugën për në Gjermani, si ekonomia më e madhe evropiane, raporton Reuters.

“Bild” thotë se autoritetet gjermane janë të brengosura me faktin se mund të kenë probleme në sigurimin e kontejnerëve për jetesë dhe ambienteve sanitare për të ardhurit e rinj.

“Presioni i migrantëve do të rritet edhe më tej. Tani presim nga shtatë në 10 mijë kalime ilegale të kufirit çdo ditë në çerekun e katërt të këtij viti”, citon “Bild” raportin, transmeton Koha.net.

“Ky numër i lartë i azilkërkuesve rrezikon të kthehet në barrë ekstreme për shtetet dhe komunat”, vazhdon më tej raporti.

Raporti i autoriteteve citon gjithashtu brengat se ata të cilët sigurojnë azilin do të sjellin edhe familjet e tyre në Gjermani.

Marrë parasysh strukturën familjare në Lindje të Mesme, kjo do të thotë se çdo person nga ai rajon të cilit i jepet azili do të sjellë mesatarisht nga katër deri në tetë anëtarë të familjes në Gjermani brenda një kohe të shkurtër, citon “Bild” raportin.

Ndërkaq, të shtunën, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, tha se Evropa do të duhej të kufizonte numrin e njerëzve që vijnë në kontinent.

E Kancelarja Angela Merkel, e cila tha se Gjermania do t’u jap azil të gjithë atyre që ikin nga lufta civile në Siri, kohëve të fundit ka pësuar rënie të popullaritetit, që shënon edhe rënien më të madhe në katër vjetët e fundit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare