Obama: Sulmet ruse në Siri, kundër-produktive

03.10.2015 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Obama: Sulmet ruse në Siri, kundër-produktive

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka hedhur poshtë pikëpamjet e Rusisë për krizën katërvjeçare në Siri, duke thënë se jo të gjithë njerëzit, që e kundërshtojnë regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, janë terroristë, siç konsideron Rusia.

Duke folur të premten vonë në Shtëpinë e Bardhë, Obama, theksoi se qasja e Moskës në Siri është “recetë për shkatërrim”.

Ai vlerësoi se sulmet ajrore të Rusisë në Siri janë “kundër-produktive”.

“Llojet e sulmeve ajrore kundër opozitës së moderuar në Siri, në të cilat Rusia është e angazhuar, do të jenë kundërproduktive. Do të na lëvizin më larg nga zgjidhja përfundimtare, të cilën të gjithë ne duhet ta kërkojmë”, tha Barack Obama, dhe ka shtuar se fokusi duhet të jetë në sulmet kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik dhe të al-Kaidës.

Obama tha se aktualisht vetëm Irani dhe Rusia e mbështesin Assadin.

“Irani dhe Assadi e përbëjnë koalicionin e zotit Putin për momentin. Pjesa tjetër e botës e përbënë koalicionin tonë. Pra, nuk mendoj se njerëzit do të mashtrohen nga strategjia aktuale”, tha Barack Obama.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara po punojnë me Turqinë që të ndihmoj në sigurimin e kufirit të saj jugor me Sirinë dhe për përpjekjet për t’i mbështetur luftëtarët kurdë në pjesën lindore të Sirisë.

Këto komente u bënë derisa Rusia po ndërmerr sulme ajrore në Siri dhe në periudhën e rritjes së tensioneve diplomatike për qëllimet e Moskës në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Moska gjithnjë ka pretenduar, prej se i ka dërguar trupat dhe armatimet në Siri, muajin e kaluar, se ka për qëllim t’i shkaktoj disfatë terrorizmit.

Por, këmbëngulja e tij për të punuar me regjimin e Assadit dhe me sulmet e para ajrore, që duket se në shënjestër i kanë luftëtarët kundër Assadit, e jo pozicionet e militantëve të Shtetit Islamik, sipas Uashingtonit, i ka forcuar shqetësimet se qëllimi kryesor i Rusisë është mbajtja e Assadit në presidencë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha të shtunën se janë sulmuar nëntë komplekse të militantëve të Shtetit Islamik. Me këtë rast, sipas këtij zëdhënësi, janë shkatërruar pjesë të pajisjeve të rënda ushtarake, një depo e armatimit dhe një bazë e terroristëve.

Më herët, kjo ministri tha se aeroplanët e vet luftarakë e kanë qëlluar një qendër komanduese dhe të komunikimeve në provincën Alepo dhe një kompleks militant në Idlib.

Rusia tha se është qëlluar dhe shkatërruar edhe një qendër komanduese në provincën Hama.

Por, Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e monitoron konfliktin në Siri nëpërmjet rrjetit të vëzhguesve në terren, tha se grupi militant radikal, Shteti Islamik, nuk është i pranishëm në hapësirat që janë sulmuar nga ajri.

Turqia dhe partnerët e saj në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, kanë kërkuar që Rusia t’i ndalë sulmet kundër opozitës siriane dhe të fokusohet në luftimin e militantëve të Shtetit Islamik dhe të al-Kaidës.

Kësaj thirrjeje i janë bashkuar edhe Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe aleatët në Gjirin Arab.

Këto vende kanë shprehur “shqetësim të thellë” për fushatën e bombardimit të Rusisë në Siri, duke argumentuar se ajo paraqet “përshkallëzim të mëtejshëm” të konfliktit dhe vetëm do të nxisë më tepër ekstremizëm.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizov, i tha Televizionit shtetëror rus se ka “dyshime madhore për atë se për çfarë qëllimi është paraqitur ky mesazh” dhe është shprehur skeptik se nëse kjo kumtesë ka ardhur me të vërtetë nga Ministria e jashtme e Turqisë.

Kjo kumtesë gjendet në faqen në Internet të Ministrisë së jashtme të Turqisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se presidenti, Vladimir Putin, në bisedë me presidentin e Francës, Francois Hollande, ka theksuar se aksionet e Moskës në Siri janë në linjë me të drejtën ndërkombëtare dhe synojnë luftimin e terrorizmit. /rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Trump: ShBA-ja po udhëheq botën në AI – “Mos e vrisni pulën që bën vezët e arta!

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Kiev pas takimit 3-orësh me Putinin, Zelensky: Duam paqe, por na duhen garanci sigurie!

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Fundi i traditës në Itali? Kërkohet ndalimi i karrocave me kuaj

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Sulmi në Berlin konsiderohet terrorizëm islamik, Policia e kërkon të dyshuarin në stacione, aeroporte e pika kufitare

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Iranit: Çdo vdekje e ushtarëve amerikan do të paguhet shumëfish

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar