Rusia lëshon një video nga sulmet ajrore në Siri (Video)

01.10.2015 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rusia lëshon një video nga sulmet ajrore në Siri (Video)

Rusia ka nisur valën e parë të bombardimeve ajrore kundër ISIS në Siri pikërisht në qytetin e Homsit, një nga zonat që militantët e kanë kthyer në bastionin e tyre. Avionët ushtarakë rusë vunë në shënjestër pajisjet ushtarake të xhihadistëve, qendrat e tyre të komunikimit, automjetet si edhe municionet.

Pas sulmeve të para, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lëshuar edhe pamje nga sulmet në Siri, ndërsa ka thënë se sulmet janë kryer në 8 objektiva të Shtetit Islamik.

Gjenerali rus, Igor Konashenkov u shpreh për mediat se këto janë thjesht objektivat e tyre të para.
Por, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha për CNN se, sulmi  ajror rus pranë qytetit Homs nuk tregonte  “strategji” në aspektin e luftimit të ISIS, por një lloj tjetër strategjie, atë që Rusia kërkon të rrisë influencën e saj.

Po ashtu ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërmend që të ndalojnë bombardimet ajrore  të nisura nga Moska, por sipas tyre Rusia ka vepruar gabim, duke zgjedhur të operojë në të njëjtën zonë ku forcat amerikane po luftonin ISIS gjatë muajve të fundit.  Ishte pikërisht një gjeneral rus ai që i kërkoi disa zyrtarëve amerikanë të tërhiqnin trupat e tyre nga qyteti i Hormsit, me qëllim që të mos kishte përplasje mes forcave të tyre dhe koalicionit ndërkombëtar.

Sipas mediave shtetërore ruse, urdhëri u mor nga Dhoma e Lartë e Parlamentit që i dha miratimin Presidenti Vladimir Putin për të përdorur forcat ajrore në Siri. Votimi erdhi pas një kërkese nga Presidenti sirian Bashar al-Asad për ndihmë ushtarake në luftimin e ISIS.

Kohët e fundit marrëdhëniet e Asadit me Uashingtonin janë ftohur edhe më tepër për shkak të këmbënguljes së administratës Obama për të larguar pushtetin nga duart e tij dhe duke e cilësuar atë si diktator. Për këtë arsye presidenti sirian i ka kërkuar homologut të tij Putin, që forcat ajrore ruse të ndihmojnë ushtrinë e Asadit në luftën kundër terrorizmit.  Por pavarësisht pranisë së bazave ushtarake ruse në Siri, Vladimir Putin ka deklaruar se  Kremlini do të ndihmojë forcat siriane nga ajri, por jo me ndërhyrje ushtarake tokësore.

/ Top Channel

https://www.youtube.com/watch?v=d6k_48Ndh3o

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Shpërthejnë sërish tensionet në Ngushticën e Hormuzit, ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme raketore

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoron Donjeta Sadikun me Medaljen Presidenciale të Meritave

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

IKD takohet me kryetarët e disa komunave, më 1 shtator rinis mbledhja e nënshkrimeve në Prishtinë

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

Hoti kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president: LDK nuk mund të mbështesë një emër vetëm për hir të marrëveshjes politike

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Abdixhiku: Sot, po i japim Republikës një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze

Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha

Osmani krah Sejdiut: Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend

Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president