Noizy ka mbushur 29 vjet kurse sonte ai pritet që të festoi me fansat e tij diku në lokalet e natës në Tiranë.
Derisa ai ka marrë shumë urime nga të gjitha anët, e para që e ka uruar Noizyin ka qenë këngëtarja Enca Haxhia e cila ja ka dedikuar ditëlindjes se Rigelsit një status në Instagram.
‘Urime ditëlindja Gelsi. Shpresoj të jesh gjithmonë i lumtur. Do jem gjithmonë përkrah. #mbreti29’.
Enca është pjese e grupit OTR që i prin Noizy derisa pritet që me Noizyin ajo të këtë edhe bashkëpunime të tjera në vitet që do të vinë.