Deputetja e LVV, Albulena Haxhiu në një deklaratë për RTK ka thënë se opozita nuk do të lejojë vazhdimin e seancës sepse situata në Kosovës është e tensionuar dhe se jemi të rrezikuar nga Lista Srspka.
Sipas Haxhiut ata nuk mund të vazhdojnë në një seancë normal sepse nuk ka kushte për vazhdimin e seancës.
“Ne do të qëndrojmë në Kuvend por nuk do të lejojmë vazhdimin e seancës”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo bëri të ditur edhe njëherë kërkesën e opozitës që Kryeministri Mustafa të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshjet në Bruksel sepse Kosova është duke u rrezikuar nga Lista Srspska.