Veterani anglez që ka shërbyer në Kosovë tani ka mbetur pa shtëpi (Foto)

22.09.2015 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veterani anglez që ka shërbyer në Kosovë tani ka mbetur pa shtëpi (Foto)

Një ish-ushtar britanik i cili tani jeton në rrugë tregon se si njerëzit e kanë pështyrë, urinuar dhe djegur çantën e tij të gjumit.

Billy Gage ka folur për zemërimin e tij në mungesë të mbështetjes për ushtarët dhe për mënyrën se si njerëzit të cilët jetojnë në rrugë trajtohen.Duke folur për Manchester Evening News, 39-vjeçari tha: “Nganjëherë unë shkoj në një rrugë të qetë dhe vetëm qaj për veten time. E kam vënë në rrezik jetën time për të mirën e këtij vendi dhe kjo është mënyra se si duhet të trajtohem? Është e neveritshme.”

Homeless-in-Manche_2494975a

Ish-ushtari iu kishte bashkuar forcave të armatosura kur e la shkollën në moshën 16-vjeçare dhe kaloi 11 vite duke shërbyer për vendin e tij në të gjitha njësitë, duke shkuar në disa vende si Irlandë të Veriut, Kosovë, Bosnjë dhe Sierra Leone, transmeton Lajmi.net.

Billy e la ushtrinë në vitin 2004, duke filluar një biznes të tij, u martua dhe kishte një djalë, i cili vdiq tragjikisht në moshën 6 vjeçare.

Homeless-in-Manche_2494976a

Vdekja e tij hapi një vrimë të thellë në zemrën e tij, duke e grisur botën e Billy-të i cili ka kaluar tre vitet e fundit duke jetuar në rrugë.

Duke folur për humbjen e tmerrshme, ai tha: “Unë një mëngjes shkova në dhomën e tij për ta zgjuar nga gjumi për shkollë dhe ai ishte i vdekur në shtrat. Ishte e tmerrshme. Nuk munda ta marr veten më pas kësaj.”

Tragjikisht, Billy thotë se ka shumë ish-ushtarë të tjerë në situatë të ngjashme me të. Ai thotë se ka kontaktuar me Royal British Legion për ndihmë, por sistemi i strehimit e mban atë në rrugë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së