Bukuroshja 18-vjeçare, është shpallur mbrëmë “Miss Italia 2015”. Por e veçanta është se vajza më e bukur e italiane vjen nga sporti i basketbollit.
Alice Sabatini luan në kategorinë A2, me ekipin e Santa Marinella (rreth 60km larg Romës) dhe konsiderohet si një talent i mundshëm në sportin e basketbollit.
Por dje ajo ka bërë emër në Itali jo si sportiste por si një “miss”, duke mahnitur italianët me bukurinë e saj, transmeton Telegrafi.
E gjatë 1.78 metra, ajo mban në trupin e saj një tatuazh dedikuar idhullit të saj. Dhe natyrisht që kur flitet për basketboll idhull për këtë sport është Michael Jordan, ndaj dhe Sabatini mban në trupin e saj tatuazhin dedikuar ish-basketbollistit të Chicagos. Sezonin e fundit ajo ka luajtur rreth 10 minuta për ndeshje.
Ajo e konsideron basketbollin si një pasion, por jo si një profesion që mund ta bëjë me kohë të plotë në të ardhmen.