Selena Gomez ka zbuluar një tatuazh krejtësisht të ri, përderisa po dilte nga oqeani në Miami.
23-vjeçarja zbuloi tatuazhin e ri në kofshën e saj, në të cilën është shkruar edhe simboli i shenjtë Om, transmeton Gazeta Blic.
Emblema që ka rëndësi të madhe në hinduizëm, mendohet se pasuesve të saj u ndihmon për të hapur mendjen dhe për t’i larguar nga shpërqendrimet.
Zgjedhja e tatuazhit ngjan shumë mister për këngëtaren, e cila është rritur në frymën katolike dhe gjithashtu ka praktikuar besimin e saj të krishterë në Kishën Hillsong, transmeton Gazeta Blic.
Ngjan sikur këngëtarja ka vendosur që të plotësojë vetën me një tatuazh të ri.