Opozita në Shqipëri: Rama i trajton në mënyrë preferenciale politikanët e Kosovës

21.09.2015 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozita në Shqipëri: Rama i trajton në mënyrë preferenciale politikanët e Kosovës

Opozita shqiptare ka kritikuar ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe qeverinë Rama për marrëdhëniet e dobëta dhe mbështetjen e vakët që po tregon ndaj Kosovës.
Ka qenë ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, aktualisht deputet i PD-së, i cili tha sot në Komisionin e Jashtëm, ku ishte thirrur ministri Bushati për raportim, se Qeveria shqiptare është e paaftë për të konkluduar në praktikë marrëveshjet për të cilat është zotuar me Kosovën në dy mbledhjet e qeverive – që nga arsimi, shëndetësia e deri te ekonomia, ku ankesat nga bizneset janë të pafundme.

“Ne i mbështesim mbledhjet e përbashkëta të qeverisë, vullnetin për të ecur përpara dhe frymën që ka karakterizuar takimet dypalëshe. Por ka një kontradiktë të madhe ndërmjet këtyre takimeve dhe produktit konkret. Flitet për takime dhe koordinime, por çdo muaj kemi lajme për barriera dhe bllokime në kufij, në shkëmbimet tregtare, për mallra dhe produkte të ndryshme”, tha Bumçi.

Ai komentoi edhe zhvillimet e Samitit të Vjenës, për të cilat tha se Shqipëria doli humbëse dhe e dështuar, pasi ndryshe nga vendet e tjera, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk u miratua asnjë projekt. Ndërsa Serbia përfitoi nga afro 17 projekte rajonale. Në këto kushte Bumçi tha se Shqipërisë i mungon autoriteti dhe statusi në rajon për të ndihmuar dhe mbështetur Kosovën.

Bumçi shtoi se është fatkeqësi që vitin e kaluar në Samitin e Berlinit, Shqipëria pati rol drejtues dhe këtë herë përfundoi e fundit në rajon.

“Në Samitin e Vjenës ku ishte një mundësi e madhe për të marrë financime, nuk ka asnjë projekt strategjik, të rëndësishëm, të financuar për Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo është një paaftësi e jashtëzakonshme e tejskajshme , dhe çfarë e përforcon që kemi të bëjmë me paaftësi është dhe fakti që Shqipëria siç është deklaruar me të drejtë, humbësja e madhe e Samitit të Vjenës. Asnjë nga vendet e tjera të rajonit, Serbi, Bosnje, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni, pra të gjitha kanë projekte më shumë se Shqipëria. Ne jemi të fundit në listë për projektet e përfituara nga Samiti i Vjenës”, tha Bumçi sot në Komision, transmeton KP.

Ish-ministri i Jashtëm kritikoi edhe kryeministrin Rama se i trajton në mënyrë preferenciale politikanët dhe drejtuesit e shtetit të Kosovës. Ai solli në vëmendje mospraninë e kryeministrit shqiptar ditën që presidentja e Kosovës mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe raste të tjera.

“Çfarë kemi vënë re me shumë shqetësim gjatë këtyre dy viteve, është se ka një trajtim preferencial nga Tirana, nga kryeministri dhe qeveria për aktorët politikë në Kosovë. Nuk i zgjedhim ne se kush janë drejtuesit e Kosovës, ato i zgjedhin qytetarët e Kosovës. Shembujt janë të shumtë, dhe nuk kemi të bëjmë me një rast që mund të quhet ‘aksident’ por me qëndrime konstante ku kemi eksplisim të kryeministrit të Kosovës në shumë ngjarje, mosqenia i pranishëm i kryeministrit shqiptar në fjalën e presidentes së Kosovës, vizita e parë zyrtare në Shqipëri. Pra nuk janë shembuj të veçuar, janë qëndrime konstante dy vjeçare. Menjëherë pas Samitit të Vjenës, zëvendëskryeministri Thaçi u detyrua të dalë publikisht menjëherë pas takimit Rama-Vuçic dhe debatit televiziv, u detyrua të dalë publikisht dhe të thotë se vulën e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, mes shqiptarëve dhe Serbëve e ka Prishtina, pajtimi kalon nga Prishtina. Reagimet ishin të forta nga të gjitha anët për sjelljen e Tiranës, që nuk e ndihmon aspak Kosovën. Ne duhet të mbështesim dialogun Serbi-Kosovë por përshtypja e përgjithshme që dha kryeministri në atë takim ishte që tashmë vlen dialogu Tiranë-Beograd dhe jo Prishtinë-Beograd”, tha Bumçi ndërsa përmendi këtu edhe deklaratën e Ali Ahmetit, pas ngjarjeve të Kumanovës, ku pas takimit që patën në Pogradec me Ramën, Ahmeti tha se takimi ishte i dështuar.

Deputeti demokrat u ndal edhe tek çështja e emigrantëve, duke u shprehur se Shqipëria ka numër të lartë azilkërkuesish, duke u renditur pas Sirisë; ku korriku kishte 7.500 kërkesa dhe gushti 8.300.

“Jemi në një Shqipëri që ka më shumë azilkërkues sa Siria. Është një vend me zgjedhje të njollosura. Kështu një Shqipëri e tillë nuk mund të ndihmojë Kosovën”, u shpreh deputeti Bumçi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes