Haxhiu: Blerim Grainca ka përdorur gjuhën e shefit të tij – Kryeministrit

E publikuar: 20/09/2015 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendsoje, Albulena Haxhiu, I është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Blerim Grainca, i cili përmes një shkrimi ofendoi Opozitën, duke I quajtur disa “proletarë” e disa “loparë”.

Ja shkrimi i plotë i saj:

“Gjuhën e ulët të Isa Mustafës, po e përcjellin me servilitet të lartë deputetët e tij. Derisa Isa i quan kundërshtarët “gomarë” kurse qytetarët të “padijshëm”, Blerim Grainca përdor fjalën “lopar” për ata që po e mbrojnë Republikën

S’kanë faj! Kur qeveria nuk ka argumente për t’i mbrojtur veprimet e veta, përdorë gjuhën e ulët, etiketimet, kërcënimet dhe policinë.

Blerim Grainca e ka nuhatur që duke u sjellë si shefi i tij, duke qenë servil dhe sahanlëpirës i tij, mund të ketë përfitime edhe financiare, sikur djemt Isës”.