Gazetari, Milaim Zeka, ka thënë se AAK-ja nuk e ka përzënë Ernest Lumën vetëm se u ka thënë haxhilinjve ‘shkofshi e mos u kthefshi’. Sipas tij, kjo parti ka pasur hall tjetër, transmeton Gazeta Blic.
“Personalisht keshtu e di kete histori, dhe mendoj qe AAK ja nuk e ka largu Ernest Lumen per kete pune, po cka te bejsh: kur mbushet kupa, dikund ka me u derdhe”, ka shkruar Zeka në facebook.
Shikoje postimin e tij të plotë:
“Dy fjale per shprehjen e Ernest Lumes, “Shkofsh e mos u kthefsh”
Para disa ditesh, ish zedhenesi i AAK -se, Ernest Luma, ka shkruajtur per njerezit qe shkojne ne haxhillek, duke thene : Shkofshi e mos u kthefshi. Me fole te drejten as qe kam pasur ndermend te reagoja, po te mos ishte nje hoxhe injorant, i cili ne nje program televiziv, u mundu t i jap konotacion politik kesaj thenje.
E verteta eshte se kjo shprehje ka ekzistuar dhe ekziston tek myslimanet e vertete, tek ajo pjesa e sinqert, te cilet me shpirt e duan Zotin dhe fene Islame. Kjo pjesa tjeter qe lutet vetem kur murmuron e veton, ose kur dridhet aeroplani, keta jane kategori krejte tjeter.
Ne kohen kur nuk kishte makina, as trena, as aeroplana, mijera njerez kane hecur ne kembe nga 300 km per te arritur tek vendi i shejte, pra Qabja. Pjesa dermuese vertete nuk jane kthyer te gjalle. Po ata me vetedije e kane bere ate sakrifice mbinjerezore. Ata jane lutur vete qe ta kene fatin e te vdesin ne vendin e shejte.
Qe atehere ka ngelur kjo shprehje. Eshte njesoj si lutja e deshmoreve qe kane thene: Vdeksha per Atdhe!
Personalisht keshtu e di kete histori, dhe mendoj qe AAK ja nuk e ka largu Ernest Lumen per kete pune, po cka te bejsh: kur mbushet kupa, dikund ka me u derdhe…
Te pakten hoxhollaret mos ta interpretojne fene me gjuhen politike”…