Vetëvendosje: Presion policor ndaj qytetarëve që nënshkruajnë peticionin

E publikuar: 18/09/2015 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Vushtrri, pranë pikës ku po mblidhen nënshkrimet e qytetarëve, gjatë gjithë kohës po qëndrojnë dy policë me uniforma, pa kurrfarë nevoje, njofton Vetëvendosje përmes një kumtese.

Qëndrimi i policëve po vazhdon, dhe kjo gjë po i bën qytetarët që të hezitojnë të afrohen për të nënshkruar.

Një gjë e tillë po ashtu po shkakton irritim tek njerëzit që megjithatë po përfshihen në peticion.

Prania e policisë në aktivitete të tilla si mbledhja e nënshkrimeve, është tërësisht e panevojshme dhe s’ka se si të jetë ndryshe përveçse formë e sofistikuar e presionit ndaj qytetarëve për të mos e nënshkruar peticionin.