Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot rreth orës 10:00, në zyrën e Lëvizjes në Gjilan, nga policët civilë u arrestua aktivisti Luan Aliu. Ndërkohë policia po e kërkon për ta arrestuar edhe aktivistin Adonis Tahiri.
“Në njërën anë Qeveria po ikë nga debati në Kuvend, kurse në anën tjetër po vazhdon me represionin ndaj kundërshtarëve të “Zajednicës” vetëm ngase shkruajnë parulla:, thuhet në një postim të Vetëvendosjes në facebook.