Arrestohet një aktivist i VV-së, një tjetër në kërkim

E publikuar: 18/09/2015 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje, në Gjilan sot rreth orës 10:00, ka arrestuar një aktivist, ndërsa është vënë në ndjekje të një tjetri.
“Sot rreth orës 10:00, në zyrën e Lëvizjes në Gjilan, nga policët civilë u arrestua aktivisti Luan Aliu. Ndërkohë policia po e kërkon për ta arrestuar edhe aktivistin Adonis Tahiri”.
Për këto veprime të Policisë, Vetëvendosje akuzon Qeverinë, e cila sipas tyre “në njërën anë po ikë nga debati në Kuvend, kurse në anën tjetër po vazhdon me represionin ndaj kundërshtarëve të “Zajednicës” vetëm ngase shkruajnë parulla”. /lajmi.net