Ellie Goulding është duke punuar shumë për albumin e saj “Delirium”, ndërsa së fundmi ka publikuar edhe kopertinën e tij.
28-vjeçarja duket shumë seksi, pasi shfaqet vetëm me një pallto prej leshi, ndërsa poshtë saj nuk ka asgjë tjetër.
Goulding ka thënë se ka punuar shumë, në mënyrë që albumi i saj i tretë të jetë diçka më ndryshe, por edhe të shndërrohet në albumin më të madh pop.
Së fundmi, kënga “Love me like you do” e Ellie-t që ishte kolonë zanore e filmit të famshëm “50 hijet e Greit”, theu disa rekorde, duke qenë në krye të top listave në 70 vende të ndryshme, si dhe vuri rekord për këngën më të transmetuar në një javë.
/ Top Channel