Sot fillon përzgjedhja e studentëve në konvikte dhe mensë

15.09.2015 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sot fillon përzgjedhja e studentëve në konvikte dhe mensë

Afati për pranimin e studentëve në konvikte në vitin e ri akademik ka përfunduar, ndërsa sot nis procesi i vlerësimit të aplikacioneve, rezultatet e të cilave pritet të shpallen më 25 shtator.

Siç bëhet e ditur, 7420 studentë kanë aplikuar për kapacitetin prej 3600 vendeve sa ka Qendra e Studentëve aktualisht.

“Nga data 15 fillon vlerësimi i të gjitha aplikacioneve ndërsa rezultatet shpallen më 25 shtator”, tha për KALLXO.com drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

Për të fituar të drejtën e banimit në konvikt dhe shfrytëzimin e mensës, studentët duhet t’i plotësojnë tri kritere bazë.

“Duhet të jetë student i rregullt i Universitetit të Prishtinës, të jetë në largësi 25 kilometra e më shumë nga kryeqyteti si dhe nota mesatare të jetë sa më e lartë”, tha Sfishta.

Të gjithë ata që mund të jenë të pakënaqur me rezultatet, do t’i kenë tri ditë të drejtë ankese, pas shpallës së rezultateve.

Ndërsa për vitin e ardhshëm, Qendra e Studentëve pritet ta rrisë kapacitetin për 300 studentë pasi që së shpejti pritet fillimi i ndërtimit të një konvikti të ri.

“Javën e ardhshme do të bëhet inaugurimi i nisjes së punimeve për konviktin numër 8”, tha Sfishta.

Për të banuar dhe ushqyer në qendër një student duhet të paguajë 35 euro. Për banim, çmimi do të jetë 20 euro, ndërsa për mensë duhet paguar 15 euro.

Konkursi për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2015/2016 ishte i hapur nga 3 shtatori deri më 11 shtator.

Mbarëvajtja e procesit të përzgjedhjes së studentëve në qendër do të monitorohet nga Internews Kosova (I/KS), përmes platformës KALLXO.com, pas një memorandumi marrëveshjeje të nënshkruar më 1 shtator mes Qendrës e Studentëve (QS) të Universitetit të Prishtinës dhe Internews Kosova.

Marrëveshja është bërë me qëllim të përkrahjes së proceseve të përmirësimit të transparencës së konkursit për akomodim dhe shfrytëzim të shërbimeve të mensës në Qendrën e Studentëve të këtij universiteti

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit