Refugjati kosovar në Londër tregon për suksesin e tij (Video)

14.09.2015 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Refugjati kosovar në Londër tregon për suksesin e tij (Video)

Në kohën e krizës me refugjatë, një i tillë i suksesshëm ka dhënë rrëfimin e tij për Bloomberg. Arkitekti i njohur kosovar, Përparim Rama, që jeton në Londër, ka thënë se njerëzit ikin nga shtëpitë e tyre kur janë të shtypur. Ai beson se shumë prej azilkërkuesve mund të japin shumë kontribut në shtetet ku shkojnë.

Përparim Rama ka ikur nga persekutimi i Serbisë në vitin 1992. Tani, një ndër arkitektët më me zë në Britaninë e Madhe dhe përtej, Rama ka treguar për Bloomberg Bussines se si është të ikësh nga vendi yt, raporton KTV.

Ai kërkoi azil në Angli në moshën 16 vjeçare dhe tregoi se si kur erdhi kishte borxhe, por ky shtet i dha mundësinë që të shkollohej.

Ai tash është pronar i një kompanie arkitektësh që punëson mbi 80 njerëz në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj.

Rama tregon se si ka fituar çmime ndërkombëtare me punën e tij dhe ka bërë projekte për yje të famshme të showbizit.

“Ka shumë mësime që qeveria mund të nxjerrë. Duhet ta kuptojmë që njerëzit që po ikin nga shtëpitë e tyre e bëjnë këtë sepse po shtypen, po vriten e masakrohen. Shumë prej tyre janë njerëz vizionarë që duan të ardhme më të mirë për familjet e tyre. Kanë kaluar dete e oqeane që të vijnë këtu tek ne, dhe për shkak të humanitetit ne duhet të kujdesemi për ta. Mendoj se në përgjithësi, imigrantët janë në gjendje të punojnë e të krijojnë vende pune, të bëjnë më të mirën për vete dhe të tjerët”, ka thënë Rama, transmeton Koha.net.

Aktualisht 3.2 milionë imigrantë punojnë në Britaninë e Madhe. Qeveria në Londër ka paralajmëruar se do të pranojë edhe 20.000 refugjatë sirianë deri në fund të vitit 2020.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës